Katër nga ish-banoret e Big Brother Vip, të cilat janë sërish në qendër të vëmendjes, janë bërë bashkë.
Rikja, Roza, Erjola dhe Françeska, po shijojnë të premten në plazh. Ata ndodhen në Jug, në bregdetin shqiptar.
Është Roza ajo që ka ndarë një video në InstaStory, ku tregon se janë duke shijuar një kohë të mirë së bashku dhe duke pirë koktejl.
“E thashë e bëra fakt të kryer, Françeska Murati welcome to Jalë zemër. Ku i kam gocat e mija? Ditën që ka dalë Rikja kam qenë të dhoma e rrëfimit që na lidhi Ledioni dhe i thashë ‘shihemi në plazh’”, thotë Roza.