BallinaAktualitet“La pas dy prindër të sëmurë”/ Vëllai i Marsel Çelës paralajmëron vetëgjyqësi:...

“La pas dy prindër të sëmurë”/ Vëllai i Marsel Çelës paralajmëron vetëgjyqësi: Të gjenden autorët që e vranë padrejtësisht!

spot_img
spot_img

“Thikë pas shpine” e konsideron vëllai i Marsel Çelës vrasjen në lokalin ku 47-vjeçari po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”.

Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i 47-vjeçarit paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular