Një aksident i frikshëm ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar që po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb pasi ka humbur kontrollin e mjetit.
Policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar të tre, 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe. Ata janë transportuar në spital, e për fat të mirë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.