BallinaBotaBill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris në garën për presidente pas...

Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris në garën për presidente pas tërheqjes së Joe Biden

spot_img
spot_img

Ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, iu bashkuan Presidentit Joe Biden në miratimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris si kandidate në garën për president.

“Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentit Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë Clintons në një deklaratë të përbashkët .

Kujtojmë se pasi njoftoi tërheqjen e tij nga gara, Biden bëri më dije se ka caktuar Zëvendës presidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit përballë Donald Trump.

Në një postim në “X”, Biden ai shprehu mbështetjen e tij për Harris, ndërsa shkruan se zgjedhja e Harris si kandidati i tij në 2020 ka qenë “vendimi më i mirë që kam marrë”.

Ndër të tjera, presidenti i SHBA u ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen kundër Trump.

“Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trump”, shkruan ai.

Deklarata e plotë e Biden për Harris:

Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente.

Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular