BallinaSportNumri 10 dhe 4-fishim të rrogës, Juvja synon të blindojë Jildizin

Numri 10 dhe 4-fishim të rrogës, Juvja synon të blindojë Jildizin

spot_img
spot_img

Euro 2024 me fanellën e Turqisë, Kenan Jildizit konfirmoi klasin e tij dhe turku përfundoi në blloqet e disa emrave të mëdhenj evropianë.

Mes tyre edhe Çelsi, të cilit Juventusi ia mbylli menjëherë derën në fytyrë, duke ripërsëritur rëndësin e 19-vjeçarit në projektin e ri. Megjithatë, londinezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe tani Xhuntoli duhet të shtrëngojë afatet për të mbyllur rinovimin deri në vitin 2029 me Jildizin për të cilin, qershia klasike mbi tortë pas nënshkrimit mund të jetë: fanella legjendare me numrin 10 e veshur nga idhulli i tij Aleks De Piero. Sapo i është nënshtruar një operacioni në hundë, ai po shijon ditët e fundit të pushimeve të tij dhe do të jetë në dispozicion në fund të muajit.

SITUATA – Aktualisht, thuhet se palët vazhdojnë të punojnë drejt rinovimit edhe për një vit të kontratës që skadon në vitin 2028 me një rregullim të madh në pagë. Ka mbetur ende një distancë në shifra dhe duhet një klauzolë për t’u përfshirë në marrëveshje. Juvja, nga ana e saj, beson se ka bërë një propozim të konsiderueshëm duke ofruar rreth 1.2 milionë euro në sezon, praktikisht katërfishin e asaj që turk fiton aktualisht.

Menaxherët e tij, duke pasur parasysh se Jildiz është një nga të paktët e paprekshëm në skuadër, po synojnë të arrijnë diçka më shumë.

Në ditët në vijim planifikohen kontakte të reja për të mbyllur çështjen e cila do të lumturonte tifozët dhe do të largonte përfundimisht Çelsin, që ka treguar se nuk është nga ata klube që dorëzohet lehtë kur pengesat janë thjesht të natyrës monetare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular