BallinaOP EDKur sheh Ilir Metën të flasë për 21 janarin, të kujtohet vargu...

Kur sheh Ilir Metën të flasë për 21 janarin, të kujtohet vargu shekspirian: “O turp, ku e ke skuqjen?!”

Nga Naimir Lapardhaja
Kur sheh Ilir Metën të flasë për 21 janarin, të kujtohet vargu shekspirian: “O turp, ku e ke skuqjen?!”

Por kjo racë e dalë boje politikanësh, që kanë bërë çdo gjë në kurriz të popullit, duke i marrë gjithçka dhe duke mos i dhënë asgjë, i kanë ditët në liri të numëruara.

Lajmi i mirë është që SPAK nuk pyet as për këlthitjet as për fletë-rrufetë e tyre.

Ilir Meta nuk është vetëm shkaktari kryesor i 21 janarit, por ai është i vetmi politikan i certefikuar si hajdut me zë dhe figurë, arsyeja e të cilit e shkaktoi atë ditë të trishtë për të gjithë shqiptarët.

Nëse për të tjerët ka dyshime, për të nuk ka, sepse ka dalë cullak përpara të gjithë njerëzve. Si për t’u graduar për atë që shkaktoi, Edi Rama e gradoi, së pari, kryetar Kuvendi dhe, më pas, President, pasi Sali Berisha e kishte shpëtuar më parë nga dënimi në gjykatë, duke shantazhuar Gjykatën e Lartë një ditë përpara vendimit.

Kjo klasë hipokrite politikanësh duhet të marrë fund, ndaj e vetmja shpresë të rrafshojë poshtërsitë dhe hipokrizinë e tyre ngelet Prokuroria e Posaçme, që u rri të gjithëve te koka si ‘shpata e Demokleut’, që herët a vonë, do t’ua pres fijëzat e mashtrimeve dhe të manipulimeve.

Like

Comment

Share

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular