BallinaKryesore“Pazar i ndyrë mes Ramës dhe Berishës për mbylljen e listave”, Basha:...

“Pazar i ndyrë mes Ramës dhe Berishës për mbylljen e listave”, Basha: Deputetët opozitarë të mos e votojnë këtë allishverish

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se pazari i ndyrë për mbylljen e listave është një shuplakë ndaj qytetarëve dhe një tjetër goditje ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se sabotimi i Reformës Zgjedhore prej frikës që Rama dhe Berisha kanë nga listat e hapura, është një tjetër dëshmi sesi të dy bashkë po punojnë për të mbajtur në këmbë sistemin e përçudnuar që ndërtuan në 2008-ën.

Basha gjithashtu thotë se çdo deputet që me votën e marrë nga qytetarët dhe opozitarët bëhet pjesë e këtij pazari për të mbyllur listat, bëhet pjesë e pazarit për shitjen në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë ai shprehet se Demokratëtë Euroatlantikë refuzojnë me forcë këtë allishverish mes Ramës e Berishës, dhe i bën thirrje çdo deputeti të votojë në interes të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Pazari i ndyrë për mbylljen e listave është një shuplakë ndaj qytetarëve dhe një tjetër goditje ndaj Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar hapjen e tyre.

Sabotimi i Reformës Zgjedhore prej frikës që Rama dhe Berisha kanë nga listat e hapura, është një tjetër dëshmi sesi të dy bashkë po punojnë për të mbajtur në këmbë sistemin e përçudnuar që ndërtuan në 2008-ën.

Pas pazarit të amnistisë, pazarit për vulën, dhe goditjeve të koordinuara ndaj SPAK, ata duan t’u heqin qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Për shkak të hallit të përbashkët, Rama dhe Berisha kërkojnë një Parlament të dobët, nën urdhërat e tyre dhe oligarkëve me të cilët ndajnë pushtetin ekonomik dhe politik.
Shqiptarët nuk meritojnë këtë pazar në kurriz të demokracisë, përmes të cilit Rama mban pushtetin, ndërsa Berisha teatrin opozitar.

Çdo deputet që me votën e marrë nga qytetarët dhe opozitarët bëhet pjesë e këtij pazari për të mbyllur listat, bëhet pjesë e pazarit për shitjen në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme.

Ne e refuzojmë me forcë këtë allishverish mes Ramës e Berishës, dhe i bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë në interes të qytetarëve, e jo për interesat personale të Edi Ramës dhe Sali Berishës që janë bërë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria meriton më shumë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular