BallinaSportManaj fut veten në telashe, përshëndet tifozët me gjestin që solli polemikën...

Manaj fut veten në telashe, përshëndet tifozët me gjestin që solli polemikën më të nxehtë të Europianit

Rei Manaj është pritur me entuziazëm nga tifozët e Sivasporit të dielën në darkë, kur u kthye te klubi i cili zotëron kartonin e tij pasi u vendos që për momentin të mos transferohej në një skuadër tjetër dhe të fillonte fazën përgatitore me të.

Por në festim e sipër, sulmuesi shqiptar është bërë protagonisti i një veprimi që mund t’i sjellë probleme në të ardhmen.

Manaj është fotografuar teksa nga makina me të cilën po largohej nga aeroporti, përshëndeste tifozët e shumtë duke bërë simbolin e “ujkut” me dorë. Një simbol i cili bëri bujë për arsyet më të gabuara në Euro 2024.

Festimi me një simbol të tillë nga Merih Demiral pas ndeshjes ndaj Austrisë, solli pezullimin me dy sfida të futbollistit turk. Shkak është bërë fakti se ky simbol është dallues për organizatën “ujqërit gri”, të cilët në vende të ndryshme të Europës Perëndimore, klasifikohen si organizatë ekstremiste.

Sigurisht, një festim i tillë nuk sjell probleme për Manajn në Turqi, pasi pjesa më e madhe e tifozëve festojnë në këtë mënyrë. Por për sulmuesin mund të ketë probleme nëse kërkon të transferohet në klube të Europës Perëndimore ku lidhja edhe qoftë nëpërmjet fotove me një gjest të tillë, mund të bëhet temë diskutimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular