Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Bilalas të Durrësit, ku ka humbur jetën një 32-vjeçar.
Policia bën me dije se 46-vjeçari me iniciale S.L., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari me iniciale Gj, Gj., që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, blutë kanë vënë në pranga 46-vjeçarin, banues në fshatin Rubjekë.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.