BallinaBotaKamala Harris kalon Donald Trump në sondazhe

Kamala Harris kalon Donald Trump në sondazhe

spot_img
spot_img

Rezultatet e një sondazhi të realizuar nga Reuters/Ipsos ka zbuluar se zëvendëspresidentja Kamala Harris ka shënuar një epërsi të ndjeshme ndaj republikanit Donald Trump për garën presidenciale të SHBA-së.
 
Harrisi udhëhoqi me 44% në raport me Trump, cili ka 42% të mbështetjes, në mesin e votuesve të regjistruar në sondazhin kombëtar, të kryer të hënën dhe të martën, pasi presidenti Joe Biden u largua nga gara të dielën dhe miratoi Harris si pasuesen e tij, raporton Reuters.
 
Harris ka mbërritur të martën në Ëisconsin, për udhëtimin e saj të parë të fushatës si kandidate demokrate.

Ajo mori me shpejtësi mbështetjen e partisë së saj pasi Bideni, 81 vjeç, braktisi fushatën e rizgjedhjes nën presionin e anëtarëve të partisë, të cilët shqetësoheshin për aftësinë e tij për të mposhtur Trumpin ose për të shërbyer për një mandat tjetër katërvjeçar.
 
Harris ka fituar mbështetjen e shumicës së delegatëve, të cilët në konventën e partisë muajin që vjen, do të përcaktojnë dhe kandidaturën për president, thanë zyrtarët që po merren me fushatën e saj.  

Shumica e ligjvënësve demokratë janë rreshtuar pas kandidaturës së saj, duke përfshirë udhëheqësit e partisë në Senat dhe Dhomë, Chuck Schumer dhe Hakeem Jeffries, të cilët mbështetën Harrisin të martën në një konferencë të përbashkët shtypi.

Një studim jozyrtar i delegatëve nga Associated Press zbuloi se Harrisi kishte më shumë se 2,500 delegatë, shumë më tepër se 1,976 që nevojiten për nominimin./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular