Këtë të martë u luajtën disa nga ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions League. Një nga ndeshjet që u prit me padurim nga tifozët ishte ajo mes Dinamos së Kievit dhe Partizanit të Beogradit.
Trajneri i skuadrës ukrainase, Oleksandër Zhovkovski tha para ndeshjes se futbollistët e ekipit të tij nuk do t’i japin dorën kundërshtarit. Dihet që Serbia, si shtet, është një nga mbështetëset e Rusisë, ndaj për këtë arsye u pa e arsyeshme të ndërmerret ky veprim
Në fakt, ashtu ndodhi, sikurse shihet në video. Lojtarët e Dinamos së Kievit refuzuan t’i jepnin dorën rivalit.