BallinaEkonomiTatimet: Depozitoni të dhënat e pronësisë apo kontratën e qirasë për vendushtrimin...

Tatimet: Depozitoni të dhënat e pronësisë apo kontratën e qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing

spot_img
spot_img

“Mosdeklarimi i adresës së ambientit ku ushtroni aktivitet konsiderohet kundërvajtje administrative me ligj”.

Administrata Tatimore ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë në e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës që e vërteton atë (dokumentin e pronësisë, kontratë qiraje etj.).

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale në e-filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, pra nga çdo NIPT, si për adresën kryesore ashtu edhe për ato sekondare, duke ndjekur 5 hapat, si më poshtë vijon:

–   Klikoni në seksionin e-Filing Im

–  Klikoni Profili Im në listën e shfaqur

– Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa

– Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës

-Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen të “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

Informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (Tatimi ne burim Udhezimi Per Tatimpaguesit).

Tatimet njoftojnë të bëhet kujdes, pasi ky informacion duhet plotësuar për çdo njësi biznesi, qoftë NIPT kryesor apo sekondar.

Depozitimi i të dhënave të mësipërme bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1, si dhe të Ligjit nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular