Operatorët turistikë, që do të kërkojnë certifikime për aktivitetet e turizmit detar, fillimisht do të duhet të licencohen sipas ndryshimeve të ligjit “Për turizmin” i ndryshuar.
Përshtatjet sipas kuadrit por edhe kushteve të reja të turizmit në vend kanë bërë që të ketë ndryshime edhe ligje të tjera të veçanta siç është ai “Për aktivitetet e turizmit detar” që tashmë ka mbërritur në Kuvend.
Në relacionin që shoqëron ndryshimet nënvizohet se cilat janë aktivitetet e turizmit detar të cilat ushtrohen nga operatorët e turizmit detar. Në këtë kontekst renditen 5 kategori.: a) lundrimi për zbavitje; b) peshkimi turistik; c) peshkimi nën ujë; ç) zhytja çlodhëse; d) aktivitete të tjera ujore, si kitesurfing, windsurf, ski në ujë, wakeboard, motor uji etj.
Relacioni nënvizon se certifikimi i subjekteve për ushtrimin e veprimtarive si operator i turizmit detar kërkon fillimisht pajisjen me licencën e operatorit turistik, në kuptim të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar.
“Sipas përkufizimit të ligjit për turizmin, “operatori turistik” është personi fizik dhe juridik, që zhvillon një veprimtari tregtare, e cila ka të bëjë me dizejnimin dhe organizimin e një udhëtimi/pakete të paraplanifikuar e të promovuar me anë të katalogëve, fletëpalosjeve, reklamave në TV etj., duke qenë përgjegjës për atë produkt, si në rastin e shitjes nëpërmjet agjencive të udhëtimit, ashtu edhe në rastin e shitjes së drejtpërdrejtë te klienti. Operatori turistik nënshkruan kontrata drejtpërdrejt me furnizuesit e shërbimeve turistike, duke i parablerë këto shërbime” thuhet në relacion.
Po kështu saktësohet se veprimtaria e operatorit ë turizmit detar nuk hstë e njëjtë me atë të operatorit turistik.
Për tu licencuar si operator i turizmit detar, duhet të përmbushen kushte:
– Drejtuesi teknik dhe përfaqësuesi ligjor të zotërojnë një diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve në fushën e turizmit, si dhe të kenë eksperiencë të mëparshme në fushën e turizmit;
– Drejtuesi teknik të zotërojë një gjuhë të huaj në nivelin B2 dhe një gjuhë të huaj të dytë në nivelin B1; si dhe (administratorit). Kriteret e sipërpërmendura nuk kanë asnjë ndikim në garantimin e sigurisë për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve të turizmit detar dhe licencimi, në radhë të parë, si operator turistik mbingarkon subjektet me procedura dhe kritere, plotësimi i të cilave nuk është domosdoshmëri për të ushtruar një nga aktivitetet e turizmit detar