BallinaKronikeVIDEO/ Vodhi 280 mln lekë brenda një muaji, arrestohet bankieri në Shkodër....

VIDEO/ Vodhi 280 mln lekë brenda një muaji, arrestohet bankieri në Shkodër. Policia sqaron skemën

spot_img
spot_img

Një punonjës banke i dënuar me 10 vite burg është arrestuar nga policia e Shkodrës në kuadër të një operacioni të koduar “Transaksioni”.

Në pranga përfundoi Olsi Boriçi,  41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në  banesë në lagjen “Skënderbeg”,  Shkodër.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi  Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017,  e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” .

“Ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009”, sqaron policia.

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular