BallinaBotaKomisioni Evropian do të padisë Gjermaninë dhe Italinë: Kanë diskriminuar punëtorët

Komisioni Evropian do të padisë Gjermaninë dhe Italinë: Kanë diskriminuar punëtorët

spot_img
spot_img

Komisioni Evropian ka bërë të ditur të enjten se kishte vendosur t’i padiste Gjermaninë dhe Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë me arsyetimin se praktikat e tyre diskriminonin punëtorët e lëvizshëm.

Në të dy vendet, vitet e fundit, janë prezantuar skemat për shtesat familjare, që ishin më të vogla për disa grupe punëtorësh sesa për të tjerët, raporton Reuters.

Në Itali, punëtorët duhej të jenë banorë të një vendi për të paktën dy vjet për t’u kualifikuar për përfitimin, ndërsa në Gjermani shtesat ishin më të vogla për punëtorët që kishin fëmijë që banonin në vendet e Bashkimit Evropian ku kostoja e jetesës ishte më e ulët.

“Një nga parimet themelore të BE-së është që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë pa asnjë dallim në bazë të kombësisë”, thuhet në një deklaratë të Komisioni Evropian.

“Duke ndjekur këtë parim bazë, punëtorët e lëvizshëm të BE-së që kontribuojnë në të njëjtën mënyrë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe paguajnë të njëjtat taksa si punëtorët vendas, kanë të drejtë për të njëjtat përfitime të sigurimeve shoqërore”, thuhet më tej në deklaratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular