BallinaSocialeKontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve – Risia, si do...

Kontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve – Risia, si do të kryhet regjistrimi pa shkuar në pikat e kolaudimit?

spot_img
spot_img

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit fizik të mjeteve. Kjo lehtësi është vetëm për subjektet dhe koncensionarët që tregtojnë automjete duke bërë të mundur që kontrolli fizik të kryhet në ambientet e subjektit prej specialistëve të DPSHTRR.

Kjo nismë do të mundësojë që mjetet t’i nënshtrohen kontrollit fizik pa qenë nevoja t’i çojnë në drejtoritë rajonale dhe ky shërbim do t’i ofrohet vetëm Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë dhe Durrës.

Por cilat janë hapat që duhet të ndiqet për të bërë kontrollin fizik në ambientin ku tregtohen?

Si fillim duhet të plotësohet formulari me të dhënat e subjektit ku kërkohet emër/mbiemër, nr telefoni, email, emri i subjektit, NIPT, dhe adresa e saktë, më pas të dhënat e minimalisht pesë mjeteve ku kërkohet nr i shasisë dhe më pas formulari dërgohet. Subjekti do të kontaktohet nga stafi i DRSHTRR përkatëse për përcaktimin e datës dhe orarit për Kontrollin Fizik.

Ndërkohë subjekti duhet të ndërmarrë masa për transportin e punonjësit deri në ambientet ku do të ndodhen mjetet të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit fizik.

Ndërsa pasi ka vijuar me përgatitjen e dokumentacionit përkatës, punonjësi i autorizuar do të paraqitet në sportelet e DRSHTRR për procedurat e regjistrimit të mjeteve. Ndërkohë për këtë shërbim pagase kryhet ditën e paraqitjes në sportel me një kosto shtesë prej 1000 lekë për mjet. (Diamila Leka)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular