BallinaPolitikeKreshnik Spahiu: PD e Berishes pengesë kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe...

Kreshnik Spahiu: PD e Berishes pengesë kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërron partitë e reja për monopol opozitar

spot_img
spot_img

Juristi Kreshnik Spahiu thotë Partia Demokratike është bërë pengesa kryesore për rrëzimin e qeverisë.

Në një intervistë për Report Tv, juristi u shpreh se për të mbajtur monopolin opozita PD po shkatërron partitë e vogla.

”PD është bërë pengesa kryesore për rrotacionin politik. Për këtë arsye të gjitha partitë e tjera duhet të bëhen bashkë, nga Lapaj, te Nisma Thurja, Arlind Qori dhe vetë Basha me partinë e re.

Të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë të kundërshtojnë këtë pazar politik në GJK se përndryshe janë të vdekura. Ndërmjet të tjerave marrëveshja Rama-Berisha ka shkatërruar partitë e reja dhe mundësitë për të krijuar një pol të tretë.

Duke mbyllur listat partitë e reja nuk mund të bashkëpunojnë për koalicion pasi duhet një listë e përbashkët. Debate kryesore me partitë e vogla, që synojnë të jenë kundër, do të do të lindi në renditjen e listës.

Tani me ligjin e para 4 viteve, u hoq mundësia e koalicioneve dhe të gjithë do të kenë një logo partie. Me një gur kanë vrarë dy zogj, kanë siguruar pushtetin e tyre dhe kanë shkatërruar partitë e vogla. Këta bëjnë një lojë me njëri tjetrin ku kanë shkatërruar pluralizmin dhe kanë vrarë garën”, – tha Spahiu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular