BallinaEkonomiPas ndryshimeve në qeveri, kryeministri shkon në Presidencë, pritet dekretimi i emrave...

Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri shkon në Presidencë, pritet dekretimi i emrave të rinj të ministrave

spot_img
spot_img

Menjëherë sapo Rama njoftoi ndryshime në kabinetin qeveritar, ai është parë të shkojë në ambientet e Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit kishte shkuar më herët. Edhe pse një ditë pushimi, mesa duket Bajram Begaj ishte njoftuar për ndryshimet e fundit në qeveri, për të cilët duhet të japë edhe dekretin.

Kreu i qeverisë ka larguar nga ministri i Brendshëm, Taulant Ballën duke i dhënë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë për ministër të Brendshëm, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën, i cili ka mbajtur edhe postin e Kreut te Inspektoriatit Kombetar te Mbrojtjes se Territorit.

Po ashtu Rama ka ndryshuar edhe ministrin e Financave. Ervin Mete nuk do të mbajë më këtë detyrë, duke ia besuar Petrit Malajt.

Ndërsa postin e ministrit të Mbrojtjes, që e drejtonte Niko Peleshi do ta mbajë Pirro Vëngu. Ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Pas dorëheqjes të papritur të Lindita Nikollës, Rama propozoi emrin e Elisa Spiropalit si drejtuese e Parlamentit, ndërsa Bledi Çuçi që drejtonte grupin Parlamentar do te jete nenkryetari i Kuvendit, duke zevendesuar Ermonela Felaj.

NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA

Taulant Balla, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, iken Elisa Spiropali

Iken Taulan Balla nga ministër i Brendshëm, vjen Ervin Hoxha

Iken Ervin Mete nga minister i Financave, vjen Petrit Malaj.

Iken Niko Peleshi nga ministër i Mbrojtjes, vjen Pirro Vëngu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular