BallinaKryesoreNdryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

spot_img
spot_img

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e nesërme, (29 korrik) në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, të propozuar sot (28 korrik) nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Mësohet se Kuvendi do të mblidhet në orën 18:00, ku pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Gjithashtu në Parlament pritet të votohet edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat fillimisht do të dekretohen nga Presidenti Bajram Begaj.

Të gjitha ndryshimet që prezantoi Rama

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Largohet nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla. Hoxha aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete. Malaj aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu –Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi! Vëngu aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi –  Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS –  Emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

Niko Peleshi – Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – Emërohet kreu i grupit PS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular