BallinaEkonomiAktmarrëveshjet për shlyerjen e faturave të prapambetura; deri më 24 korrik firmosen...

Aktmarrëveshjet për shlyerjen e faturave të prapambetura; deri më 24 korrik firmosen 3,345 kontrata me OSHEE-në

spot_img
spot_img

Vijon të rritet numri i aktmarrëveshjeve të firmosura me OSHEE group dhe FSHU, për shlyerjen me këste të faturave të prapambetura të energjisë elektrike, deri më 31 dhjetor 2022.

Sipas të dhënave më të fundit, që i përkasin periudhës kohore nga datat 3 prill deri në 24 korrik, kur nisi zbatimin skema e re e aktmarrëveshjeve, janë firmosur 3.345 kontrata.

Prej tyre, 2875 kontrata i përkasin kategorisë familjar, ku 1708 subjekte kanë shlyer njëherësh detyrimin ndaj OSHEE group, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës në masën 70 %.

Ndërsa 1167 klientë të tjerë vijojnë pagesat me këste, sipas kategorive të përcaktuara në udhëzimin mbi skemat e shlyerjes së debisë së akumuluar ndaj OSHEE group.

Kategoria familjar, një nga përfitueset e AKM-së, do të paguajë çdo muaj këstin prej 2800 lekësh, bashkë me faturën korente, ndërsa abonentët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët, kryefamiljarët, ose abonentët me status të veçantë do të paguajnë çdo muaj këstin me vlerë 1.200 lekë.

Po gjatë periudhës kohore 3 prill-24 korrik 2024, kanë lidhur aktmarrëveshje me OSHEE-në, 470 klientë jofamiljar, nga të cilët, 340 kanë shlyer njëherësh debinë e akumulur, duke përfituar reduktim kamatëvonese në masën 50-100 %. Konkretisht: 318 klientë jofamiljar kanë përfituar 50 % reduktim kamate dhe 22 klientë jofamiljar/biznes i vogël kanë përfituar 100% reduktim kamatëvonese.

Rreth 130 klientë jofamiljar po vijojnë shlyerjen e detyrimeve me këste lehtësuese.

OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2022.

Klientët debitorë, që duan të hyjnë në aktmarrëveshje me OSHEE group, duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të likuidohen përpara lidhjes së aktmarrëveshjes. Në skemat tona të aktmarrëveshjeve për vitin 2024 përfshihen, gjithashtu, edhe detyrimet e papaguara nga faturat: dëmi ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive, që i përkasin vitit 2023 e në vijim.

Ftojmë të gjithë klientët familjarjofamiljar e biznes të përfitojnë nga lehtësitë që ofron OSHEE group, duke shlyer debinë me këste dhe duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse paguajnë me një këst të vetëm detyrimin e faturave të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2022

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular