Kërkuan lirimin nga “arresti i shtëpisë”, GJKKO merr vendimin për Berishën dhe dhëndrin e tij

0
218

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Mësohet se dy kërkesat e avokatëve të tyre nuk janë marrë parasysh nga togat e zeza. Kreu i PD-së dhe dhëndri i tij kanë kërkuar lirinë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por kërkesat e tyre janë rrëzuar. Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë nën hetim për dosjen “Partizani”.