AAB, në bashkëpunim me 𝐄𝐏𝐏𝐂 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢&𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ seminar me fokus analizimin e pikave kryesore të rezultateve të Anketës së Pagave 2024

0
129

𝐌𝐞̈ 𝟑𝟎 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒, AAB, në bashkëpunim me 𝐄𝐏𝐏𝐂 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢 & 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ si dhe me pjesëmarrjen e Komitetit të Burimeve Njerëzore , ka organizuar seminarin me fokus në analizimin e pikave kryesore të rezultateve të Anketës së Pagave 2024, një studim i cili ishte kryer me pjesëmarrjen e 11 bankave.Përfaqësuesi i EPPC prezantoi njohuri të vlefshme për tendencat e kompensimit të industrisë bankare si dhe udhëzimet se si të përdoren këto të dhëna.🏦Pjesëmarrësit diskutuan gjetjet kryesore, tendencat në standardet e pagave dhe implikimet për strategjitë e ardhshme të burimeve njerëzore. Kjo nismë synon të rrisë transparencën dhe konkurrencën brenda sektorit bankar.