BallinaPolitikePër spurdhjakët që bëjnë si të nevrikosur pse u hoq Niko e...

Për spurdhjakët që bëjnë si të nevrikosur pse u hoq Niko e erdhi Nako

spot_img

Nga Myslim Murrizi

Te nderuar deputet opozitare!

A mund te na e kurseni kete te “nxehuren” e sotme pse Rama po heq disa nesuno e po vendos disa nesuno te tjere si zv. ministra?????

Se me Ramen kryeministër nuk ka ministra por thjesht teknicient qe vetem firmosin çfarë urdheron padrino.

Ky varianti opozitar nje jave “gango”, nje jave “lango” nuk eshte “ushqim” qe mund te hahet nga te gjithe.

Para 5 ditesh votuat se bashku nje kod zgjedhor bastard per spurdhjakë politikë dhe nje mundesi leshi per te votuar diaspora, qe ashtu siç e keni bere do te votojne vetem patronazhistet e rilindjes duke jua paguar rilindja 30-50 euro tarifen postare.

Dhe sot u “nevrikoset” shume se u hoq Niko e erdhi Nako, u hoq Tao dhe erdhi Vini, u hoq Vini dhe erdhi Taqo.

Nje teater i peshtire qe e kemi pare disa here brenda nje viti nga shtatori 2023 kur shum prej jush lepine çfar kishin peshtyre dhe kapercyet ylberin dhe filluat “betejen” e mosbindjes ne Parlament me flakadan e hipur siper karrikeve, dhe pastaj ne janar kur ju “falen” dy komisione hetimore leshi nga 8 qe kishit kerkuar, u bete qingja dhe molle e dardhe me ta

U ulet si “hajdut” neper skuta Bylykbashi me Gjiknurin si dy komshinj te Grin Costit dhe hartuat nje kod zgjedhor per te mbrojtur haletë e partive neper lista te mbyllura dhe sot na derdellisnit si te “revoltuar”.

Po per kë u rrevoltuat ne fakt????

Pse u shkarkua Taulanti?

Pse u shkarkua Nikua??

Pse u shkarkua Linda??

Apo pse u shkarkua nje anonim i Mjaftit i G 99 dhe nje kelysh i Sorosit dhe djali i nje ish- prokurori komunist qe ishte si mender minister Financash????

Beteja eshte tek qytetarët nga dita qe miratuar ate palo kodin zgjedhor jo ne ate salle bythecesh.

Prandaj rehatohuni nje muaj me pushime dhe ne shtator te shohim sa betej do beni per te rrezuar Ramen nga pushteti jo per nje karrike te qelbur per bythen tuaj shume te levizshme.

Nga shtatori çdo hipokrizi e te berit opozite selektive ose me “pagese” ku nje hajduti i hedhim 3-4 shishe benzine dhe nje hajduti tjeter i kthejme kurrizin sikur nuk e dime, eshte nje vetvrasje per besimin qytetar tek opozita.

Nga i gjithe “sherri” i madh i sotem ne Parlament nuk fituat as pikë, as kredenciale pas dakortesise me 106 vota te premten qe shkoi per te ruajtur deputetet e leshit te partise e jo te qytetarëve.

I vetmi xhest fin opozitar, perbuzes dhe perçmues siç e meritonin te gjitha dekretet ishte ai i deputetit Paloka qe ju tregoj se e gjitha kjo rrokade vemjesh ne qeveri meriton shkelmin duke vendosur kembet mbi tavoline.

Ulerimat ne forme cicerimash me sezone dhe dite dite jane nje vrim ne uje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular