BallinaEkonomiSi u ndanë fitimet e siguruesve në 2023

Si u ndanë fitimet e siguruesve në 2023

spot_img
spot_img

Të gjitha kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2023 me fitim.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se viti 2022 për tregun e sigurimeve u mbyllën me një fitim rekord prej 2.76 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 70%.

Të dhënat e detajuara tregojnë se performanca ishte pozitive edhe në nivel të kompanive të veçanta, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të Jo-Jetës, u raportua një fitim neto prej 2.44 miliardë lekësh dhe të tetë kompanitë që veprojnë në treg e mbyllën vitin me fitim.

Pjesën më të madhe në “tortën” e fitimit e mori Eurosig, me më shumë se 1 miliard lekë milionë lekë, ose 42% të fitimit total të tregut për vitin e kaluar. Fitimi i Eurosig u rrit me afërsisht 388% krahasuar me vitin 2022.

Fitimin e dytë më të lartë e raportoi kompania Sigma Vienna Insurance Group, me 355 milionë lekë ose 15% të fitimit total neto të regjistruara nga të gjitha kompanitë. Fitimi i Sigma VIG u rrit me 28% krahasuar me një vit më parë.

Fitimin e tretë më të lartë vitin e kaluar e raportoi Sigal UNIQA Group Austria, me 334 milionë lekë ose afërsisht 14% të totalit të fitimit neto të tregut. Fitimi neto i Sigal u tkurr me 28% krahasuar me vitin 2022.

Vijon Insig, me një fitim neto prej 247 milionë lekësh ose 10% të fitimit total të tregut.

Edhe fitimi i INSIG shënoi një rritje të fortë me 212% krahasuar me një vit më parë.

Albsig raportoi për vitin e kaluar një fitim neto prej 211 milionë lekësh ose afërsisht sa 9% e fitimit total të tregut. Fitimi i kompanisë së grupit Kastrati pësoi një rënie të ndjeshme me 30% krahasuar me një vit më parë.

Kompania e dytë e Vienna Insurance Group, Intersig e mbylli vitin 2023 me një fitim prej 133 milionë lekësh, shumë kjo që përfaqëson pak më shumë se 5% të fitimit total neto të tregut. Fitimi i Intersig VIG u rrit me 21% krahasuar me një vit më parë.

Me fitim e mbylli vitin 2023 edhe Atlantik, në vlerën e 107 milionë lekëve, në rritje me 29% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, për herë të parë vitin e kaluar, edhe kompania Ansig raportoi një rezultat financiar me fitim, në vlerën e 38 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e kishte mbyllur me një humbje prej 83 milionë lekësh.

Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2022 me fitim, në shumën e 323 milionë lekëve, gati 74% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Struktura e fitimeve u dominua nga kompania Sigal Life, me 175 milion lekë ose sa 54% e fitimit të përgjithshëm të tregut. Fitimi i SIGAL Life u rrit me103 3% krahasuar me një vit më parë.

Kompania e dytë për nga vlera e fitimit neto të realizuar u rendit Albsig Jetë, me 79 milionë lekë ose 24% të totalit. Fitimi i Albsig Jetë u rrit me 13% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Insig Jetë e mbylli vitin 2022 me një fitim në vlerën e 29 milionë lekëve, në rritje me 126% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Sicred raportoi një fitim modest në vlerën e 17 milion lekëve, por sidoqoftë në rritje me 112% krahasuar me një vit më parë./E.Shehu

Burimi: AMF
Burimi: AMF
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular