Ballkani e sheh veten në turin e 3-të kualifikues të Conference League, pasi triumfoi 0-2 në Maltë ndaj Hamrun Spartans, ndërsa sfida e parë kishte përfunduar pa gola.
Në pjesën e parë skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme, teksa u regjistrua vetëm një goditje në portë, ajo e skuadrës nga Suhareka.
Vendasit nga Malta treguan dëshirë në fillimin e pjesës së dytë, por nuk u treguan konkret. Me kalimin e minutave, të besuarit e Ilir Dajës filluan të dilnin në lojën e tyre, duke u vendosur kështu në kërkim të golit.
Hamidi kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 64-të, duke shfrytëzuar në maksimum një gabim të kundërshtarit në largimin e topit. Goli i dytë dhe që “vulosi” kualifikimin mban firmën e Karricës, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 75-të.