Nje 11-vjeçare është përplasur me makinë nga një 43-vjeçar në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, teksa e mitura po lëvizte në këmbë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërsa 11-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.