EMRAT/Hipën në taksi dhe kërcënuan me thikë shoferin duke i marrë një shumë parash, pranga dy të rinjve

0
189

Viola Bodlli dhe Agron Braha janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kërcënuan me thikë një taksist duke i marrë një shumë parash.

Raportohet se 29-vjeçarja dhe 26-vjeçarin pasi hipën në taksi kërcënuan me thikë shoferin dhe i morën xhiron ditore. Më pas u larguan nga automjeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh.

Njoftimi i policisë:

Hipën në një taksi dhe më pas e kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe i morën një shumë parash, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Policia vuri në pranga një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare, të cilët kërcënuan taksistin me një thikë dhe i morën një shumë parash.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se dy shtetas kishin kërcënuar me thikë një drejtues taksie dhe i kishin marrë një shumë parash, menjëherë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:

– A. B., 26 vjeç, banues në Durrës
– V. B., 29 vjeçe, banuese në Kavajë

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.

Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.