Kryeministri Rama ka uruar këtë mëngjes kryebashkiakun e ri të Himarës Vangjel Tavon, i cili fitoi me një diferencë prej mbi 1400 ndaj rivalit të tij Petro Gjikuria.
Sipas Ramës, fitorja e Tavos do e kthejë Himarën në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të rikthehen për paga më të mira.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.