“Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot”, Kreshnik Spahiu: Berisha donte t’i falte Himarën, Greqisë, por…

0
206

Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.

Në një postim në facebook, Spahiu shkroi se kryetari i PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet edhe pas aleancës me Athinën.

Ai shkruan se Berisha pasi i fali 6 milje det dhe rezultatet e censit kërkoi t’i falte Greqisë edhe Himarën, por kjo nuk ndodhi.

”Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:

– i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon.

– i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.

– i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.

– i fali censusin me bazë erniko-fetare.

Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë”, shkruan Spahiu.