Sëmundja virale “Ethet e Nilit” është rikthyer në vendin tonë pas 13 vitesh. Bëhet me dije se deri më tani 3 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë infektuar.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.