Arratisja e kryeministres Sheikh Hasina, protestuesit e bëjnë të qartë: Nuk do të pranojmë asnjë qeveri të mbështetur ose të udhëhequr nga ushtria! Ja çfarë propozojnë

0
76

Koordinatorët e protestave studentore në Bangladesh kanë publikuar një video në Facebook duke thënë se nuk do të pranojnë sundimin ushtarak, duke bërë thirrje për formimin e një qeverie të re të përkohshme me laureatin e Nobelit për Paqe, Muhammad Yunus si këshilltarin e saj kryesor.

“Çdo qeveri tjetër përveç asaj që rekomanduam nuk do të pranohej,” tha në video Nahid Islam, një nga organizatorët kryesorë të lëvizjes studentore, duke shtuar se Yunus kishte pranuar të merrte përsipër postin. “Ne nuk do të pranonim asnjë qeveri të mbështetur nga ushtria ose të udhëhequr nga ushtria.”

84-vjeçari Yunus,  u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2006 për themelimin e Grameen Bank dhe për fillimin e një nisme mikrokredie që ndihmoi në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria.

Ai u padit gjithashtu nga një gjykatë e Bangladeshit në qershor, megjithatë, me akuza për përvetësim. Yunus i mohoi dhe rasti është dënuar gjerësisht nga mbështetësit e tij si i motivuar politikisht.

Ndërkohë ka disa lojtarë kyç në negociatat për qeverinë e përkohshme të Bangladeshit, ku janë përfshirë ushtria, koordinatorët e protestave studentore dhe grupet e shoqërisë civile.

Një marrëveshje duhet të arrihet së shpejti “për të rivendosur rendin dhe besimin në shoqëri”, thotë Mubashar Hasan, një ekspert nga Bangladeshi nga Universiteti i Oslos.

Hasan shtoi se nuk pret që pasiguria të zgjasë shumë. Shefi i ushtrisë së Bangladeshit, Gjeneral Waker-Uz-Zaman, i cili njoftoi dorëheqjen e Sheikh Hasina të hënën, do të takohet me protestuesit studentorë në orën 12:00.