Dhunoi partneren e tij, vihet në pranga 31-vjeçari shqiptar në Greqi

0
65

Autoritetet greke kanë arrestuar shqiptar, 31 vjeç, pas një ngjarjeje në familje të ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 gusht) në zonën e Heraklionit.

Siç ka dëshmuar partnerja e tij 38-vjeçare, e cila është po ashtu shqiptare, 31-vjeçari e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime fizike, gërvishtje dhe mavijosje .

Rasti po hetohet nga Zyra kundër Dhunës në Familje pranë Departamentit të Parë të Policisë Heraklion.