Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente e SHBA-së, ka emëruar Tim Walz, guvernatorin e Minesotës, si kandidat të saj për zëvendëspresident përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Vendimi i jep fund spekulimeve intensive se cilin kandidat do të zgjidhte Harris për të dalë kundër Donald Trump, kandidatit republikan dhe ish-presidentit, dhe zgjedhjes së tij për zëvendëspresident, senatorit të Ohajos, JD Vance .
Disa komentues politikë kishin sugjeruar se, si gruaja e parë me ngjyrë e emëruar nga një parti e madhe, Harris kishte më shumë gjasa të zgjidhte një burrë të bardhë për të balancuar garën e saj
Lista e kandidatëve për nënpresident u ngushtua mes Guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz.
Ky vendim vjen një ditë pasi Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi pesë-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje.
Në një deklaratë pak para mesnatës, Komiteti Kombëtar Demokrat tha se 99% e delegatëve kishin votuar në favor të Harris. Votimi do të certifikohet zyrtarisht në Kuvendin e partisë në Çikago.
Harris, gruaja e parë dhe politikania e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe indiane që shërben si nënpresidente, bëhet kështu gruaja e parë jo e bardhë si kandidate zyrtare e njërës prej partive kryesore.