BallinaUncategorizedE ardhmja e Brojës, sulmuesi shqiptar takim “kokë më kokë” me trajnerin...

E ardhmja e Brojës, sulmuesi shqiptar takim “kokë më kokë” me trajnerin Mareska

Armando Broja do të zhvillojë bisedime me trajnerin Enzo Mareska në Londër për të kuptuar të ardhmen e tij, me Everton dhe Uolves mes skuadrave të interesuarve për sulmuesin e Çelsit. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga “Daily Mail”, për sa i përket të ardhmes së sulmuesit shqiptar.  

Tashmë, kur sezoni i ri është në prag, mediat britanike bëjnë të ditur se 22-vjeçari shqiptar do të mbajë një takim “kokë më kokë” me teknikun italian, për të kuptuar më shumë rreth planeve të tij. Një takim që me siguri do të përcaktojë edhe të ardhmen e Brojës. 

Gjasat janë të mëdha që Broja të largohet në këtë merkato vere, gjithsesi gjithçka pritet të përcaktohet nga takimi me trajnerin Mareska. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular