BallinaPolitike"Protesta do të vazhdojë dhe krutanët nuk do të tërhiqen"/Sabah Sheta: Të...

“Protesta do të vazhdojë dhe krutanët nuk do të tërhiqen”/Sabah Sheta: Të zgjedhurit vendorë dhe deputetët e PS t’i bashkohen protestës dhe mos tu bëjnë presion qytetarëve

Protesta do të vazhdojë dhe krutanët nuk do të tërhiqen/Të zgjedhurit vendorë dhe deputetët e PS ti bashkohen protestës dhe mos tu bëjnë presion qytetarëve

Një falënderim është pak për çdo krutan që sërish sot iu bashkua protestës si mjet demokratik për të çliruar Krujën nga “rrethimi” që i ka bërë Rilindja përmes izolimit nga rruga Thumanë-Kashar.

Me përgjegjësinë qytetare duke vënë Krujën të parën bashkë me vëllezërit dhe motrat krutanë sërish kërkuam nga qeveria dhe koncesionari të na japin aksesin e daljes në autostradën e re.

Asnjë presion nuk na ndal në qëllimin tonë për të kërkuar një të drejtë elementare, një gjë e kishim, por e zhbënë duke izoluar Krujën me mbylljen e rrethrrotullimit të Thumanës.

Unë do të jam kreh qytetarëve, protesta do të vazhdojë edhe me fuqishëm deri në realizimin e kërkesës tonë të drejtë. Sa më vonë të reagohet me keq do të jetë.

Nuk është hera e parë që kam apeluar ndaj çdokujt të na bashkohet, edhe ndaj të zgjedhurve socialistë që të vënë Krujën të parën, por në vend të bashkimit më qytetarët në hall nga kjo problematikë e krijuar kanë zgjedhur të kundërtën duke ushtruar presion.

Një apel kam ndaj kryetarit të Bashkisë Krujë, deputetit të zonës dhe çdo strukture tjetër drejtuese në nivel lokal që të mos iu bëjnë presion krutanëve që të mos vijnë në protestë.

Zoti Kryebashkiak dhe Zoti Deputet të PS, keni marrë votat e krutanëve për të qenë dëgjuesit dhe zgjidhësit e problemeve të tyre, për tu qenë në krah kur përballen me padrejtësitë. Ky është rasti të tregoni se jeni me krutanët dhe jo pushtetin dhe interesat meskine.

Qëndresa jonë do të vazhdojë ndaj iu bëj edhe njëherë thirrje deputetët e Rilindjes mos të bëjnë hartime nëpër facebook po t’i bashkohen protestës dhe jenë krah hallit të mijëra bizneseve dhe 85 mijë qytetarëve të Krujës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular