Një sherr me sende të forta ku janë përfshirë 7 persona ka ndodhur në një lokal në fshatin Trebisht të Bulqizës. Raportohet se shtetasit me iniciale A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit me iniciale B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., ndërsa janë përdorur edhe sende të forta. Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, në ambientet e një lokali. Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit me iniciale P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale:
– A.O., 32 vjeç;
– P.O., 45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.
Policia vuri në pranga dy shtetas dhe procedoi penalisht 5 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.
Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A.O., 32 vjeç;
– P.O., 45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.