BallinaSportReali në majën e Evropës/ Mbappe e nis me gol dhe trofe,...

Reali në majën e Evropës/ Mbappe e nis me gol dhe trofe, bie Atalanta e Gjimshitit

Real Madrid ka fituar për herë të gjashtë në histori Superkupën e Europës dhe e ka bërë këtë duke pasur si protagonist përballë Atalantës edhe të shumëpriturin Kilian Mbape.

mbape

Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë argëtuese, pasi edhe italianët ku luante si zakonisht titullar Berat Gjimshiti, nuk hoqën dorë nga loja e tyre sulmuese duke vënë jo pak në vështirësi Kurtua.

Megjithatë, diferencën e bënë yjet e sulmit të Realit të cilët dolën në skenë në pjesën e dytë, duke gjetur fillimisht avantazhin me Rodrigo e më pas edhe dyfishimin e rezultatit me anë të Mbape.

Kështu, Reali e nis me fitoren 2-0 dhe një trofe këtë sezon, duke dhënë edhe sinjalet e para të asaj që i pret kundërshtarët në vijimin e edicionit me kaq shumë yje në fazën e sulmit.

LIVE REAL MADRID-ATALANTA 2-0

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular