DATAT/Rama mbledh kabinetin qeveritar në gusht! Ja për çfarë janë paralajmëruar ministrat

0
254

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbledhë kabinetin qeveritar më datat 28-29 gusht në nisje të sesionit të ri parlamentar

Mësohet se ministrat janë njoftuar se duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse.

Vendi se ku do të mbahet takimi ende nuk u është bërë me dije ministrave.

Lidhur me mbledhjen, Himara mund të jetë një nga destinacionet e përzgjedhura nga kryeministri Rama për të “festuar” fitoren e 4 Gushtit.