Atentat për tradhti/ Gruaja e Erion Goxharas pranon lidhjen me kolegun e ERE

0
396

Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati, pavarësisht negociatave me kolegë e familjarë, përfshirë edhe një bisedë me thirrje për vetëdorëzim të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj. 

Goxhara, baba i dy fëmijëve, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pasi lëshoi 6 plumba me ndaj Lorenc Kostës, 45-vjeçarit i cili kishte lidhje me gruan e policit, fakt i pranuar nga bashkëshortja pasi është marrë në pyetje nga hetuesit, sipas gazetares Keti Banushi.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.