Plagosja në Tiranë, polici zbuloi tradhtinë e gruas 5 muaj më parë

0
137

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku oficeri i policisë Erion Goxharra qëlloi me armë Lorenc Kostën, drejtor në ERE.

Shkak për këtë konflikt ishte marrëdhënia intime e gruas së policit me 45-vjeçarin Kosta, edhe pse të dy ishin të martuar.

Mësohet se gruaja e policit, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore.

Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.

Ndërkohë një ditë më parë, Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj Kostës, i cili ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën.

Nga ana tjetër autori i plagosjes është në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.