EMRAT/Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, roja bregdetare italiane: Të zhdukurit mund të jenë bllokuar brenda mjetit lundrues

0
40

Roja bregdetare italiane thotë se gjashtë personat ende të zhdukur nga Bayesian mund të jenë të bllokuar brenda anijes së fundosur.

Zëdhënësi Vincenzo Zagarola tha se ata mund të mos kenë pasur kohë të zbresin nga anija pasi ajo u fundos shumë shpejt.

Sipas BBC, një nga mjekët që trajtonte të mbijetuarit tha më herët sot se jahti u përmbys “brenda pak minutash”.

Në të njëjtën kohë, një nga zhytësit tha për mediat italiane se jahti ishte “praktikisht i paprekur” dhe qëndronte anash në shtratin e detit.

Një zëdhënës i brigadës italiane të zjarrfikësve tha se zhytësit po kërkonin mënyra alternative për të hyrë brenda anijes pasi mobiljet  bllokonin hyrjen në kabina.

Të zhdukurit

Sipas BBC, pasagjeri i gjashtë i zhdukur pasi anija Bayesian u mbyt në Sicili është  Nedda Morvillo.

Morvillo, një dizajnere bizhuterish, është gruaja e një pasagjeri tjetër të zhdukur, Chris Morvillo . Ai është partner në firmën ligjore Clifford Chance.

Katër personat e mbetur që janë ende të zhdukur janë:

– Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch ,

– vajza 18-vjeçare e Lynch, Hannah Lynch,

– Jonathan Bloomer , kryetar i Morgan Stanley Bank International,

–  Judy Bloomer , gruaja e Jonathan Bloomer.