Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa i riu ka ndërruar jetë sot në spital.
Policia thotë se 18-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, thuhet ne njoftimin e policisë.