BallinaKronikeSherri për gërvishtjen e makinave, arrestohet Fation Duati, policia i gjen armë...

Sherri për gërvishtjen e makinave, arrestohet Fation Duati, policia i gjen armë dhe drogë! Në kërkim shoku i tij dhe dy persona të tjerë

spot_img
spot_img

Policia ka arrestuar Fation Dautin, një prej personave të përfshirë në sherrin te rrethrrotullimi i Tegu-ut ditën e djeshme (22 gusht), ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij, si dhe dy personat e tjere të përfshirë në sherr. 

Përplasja mes Fation Dautit dhe Marjo Baramit ka nisur pas një debati mes dy vajzave shofere, të cilët gërvishtën mjetet e tyre dhe pasi kanë debatuar me njëra-tjetrën, kanë thirrur secila një të afërm.

Në vendngjarje mësohet se kanë shkruar dy të rinjtë, Fatjon Dauti me shokun e tij me iniciale A.N dhe nga ana tjeter Marjo Barami e shtetasi me iniciale I.L, të cilët janë përplasur njëri-tjetrin dhe situata ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta, ku më pas ka mbetur i lënduar Fatjon Dauti.

Masa e arrestit i është komunikuar te Spitali i Traumës, ndërsa mësohet se atij i është gjetur dhe lëndë narkotike.

Njoftimi i policise

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.

Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular