BallinaPolitikeProtestat e opozitës/ Ben Andoni: Më shumë po luftohet për të zënë...

Protestat e opozitës/ Ben Andoni: Më shumë po luftohet për të zënë një vend në parlament. Berisha-Meta, jo miqësi të vërtetë

Protestat e opozitës/ Ben Andoni: Më shumë po luftohet për të zënë një vend në parlament. Berisha-Meta, jo miqësi të vërtetë

Analisti Ben Andoni, në një intervistë me Skype në News 24 ka komentuar protestat e opozitës.

Andoni tha se beson se funksionarët e opozitës më tepër luftojnë për të rënë në sy të kryetarit, që të kenë një vend në parlament më 2025. Ai tha se Berisha-Meta nuk kanë miqësi të vërtetë, por raport të diktuar nga interesat.

“Duke qenë se jemi pranë zgjedhjeve, funksionarët e partive kryesore duan të bien në sy të kryetarëve të partive. Mund të ketë përçarje, si brenda opozitës, ashtu edhe brenda mazhorancës. Protestat janë të dobishme, për të protestuar për gjendjen në vend. Opozita ende nuk e ka frymën. Fryma krijohet kur njerëzit besojnë se kjo opozitë do ketë administratë të denjë për Shqipërinë.

Por mendoj se më tepër në protesta po luftohet për të rënë në sy të kryetarit. Shqipëria vazhdon të ketë probleme tepër të mëdha. Shqipëria ka problem atë që po ndjejmë të gjithë, humbjen e shpresës. Sa i përket dyshes Berisha-Meta, ata janë miq-armiq. Miqësia e tyre nuk është miqësi, por interes politik”, u shpreh Andoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular