BallinaOP EDKoha që shqiptarët të kenë politikanë të pakorruptuar dhe të pakapur nga...

Koha që shqiptarët të kenë politikanë të pakorruptuar dhe të pakapur nga e shkuara e zezë komuniste

Nga Neritan Vladi
Shqipëria është sot në një udhëkryq. Vendi është braktisur nga qytetarët ku edhe statistikat e fundit zyrtare të vet qeverisë, të pabesueshme për faktin sepse dolën shumë vonë të dhënat, konfirmuan që gati 500 mijë shqiptarë kishin ikur dekadën e fundit. Të braktisësh familjen, vendlindjen dhe atdheun duhet një arsye e fortë, por për bashkatdhetarët tanë arsyet janë 1 mijë. Ndaj, përballë një pushteti të korruptuar deri në qelizë, një opozite në pjesën më të madhe me elementë të përfolur për korrupsion dhe njerëz që nuk lëshojnë karriget nga 1992, nuk ke se çfarë të zgjedhësh dhe kujt t’i besosh. Xhaketat e vjetra të komunizmit, veç PS, të shpërndarë dhe në partitë opozitare gjasme të djathta në këto 3 dekada e gjysëm kanë koordinuar për të mbajtur nën kontroll çdo gjë që mes tyre të mos hyj askush në parcelat e tyre dhe minimizojnë hapësirat për alternativa të reja politike apo lëvizje të pavarura prej tyre.
E vërteta është që dy – tri figura të politikës shqiptare të njohur si trekëndëshi i Bermundës, kanë zbatuar më së miri atë që thuhej nga analistë të ndryshëm dhe qytetarë të shumë artikuluar së fundmi qartë nga politikani, deputeti dhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha si; Katovica.
Kjo treshe politikanësh bashkë me mbushjet e tyre figura të degraduara dhe me dosje nga komunizmi, si dhe më vonë të zhytur në korrupsion, me devizën e qartë bëjmë ça mundim, por nuk do të prekim njëri-tjetrin kanë mundur të marrin peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.
Pas 34 vitesh rrëzim të regjimit komunist vendi ka bërë pak progres, përballet me një sërë problemesh dhe është shumë larg standardeve të kërkuara dhe ëndrrës së shqiptarëve për të iu bashkuar perëndimit. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrje e studentëve dhe dëshira e tyre, por Katovica nuk e ka realizuar dhe as ka vullnetin për ta bërë një gjë të tillë. Vetëm fjalë në emër të korrupsionit, ndërsa ky fenomen ka qenë dhe është prezent në çdo qelizë të shoqërisë nga administrata shtetërore, drejtësia, mjekësia dhe për fatin e keq deri tek arsimi!
Ironike është fakti që politikanët e korruptuar të tranzicionit të zgjatur, madje dhe të inkriminuar, flasin për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit. Kanë ndërmarrë nisma antikorrupsion duke e bërë të pabesueshme luftën ndaj këtij fenomeni në sytë e qytetarëve shqiptarë.
Kjo vlen si për mazhorancën, por dhe ata që kanë qeverisur para 2013 që shqiptarët si të korruptuar i larguan me 1 milionë vota! Ta pafuqishëm shqiptarët ia kanë futur vrapit për në emigracion me apo pa gomone në kërkim të një jetë më të mirë, me shpresën që do të ia dalin.
Kur ende sot pas rrëzimit të Ramiz Alisë udhëheqësit të fundit komunist ke në drejtim pas 34 vitesh Edi Ramën nga 1997 në ekzekutiv, Sali Berishën nga 1992, dhe Ilir Metën dhe për çudi të shiten ende si alternativa e duhur qeverisëse dhe integruese, e vendi është në ditët më të këqija, pesimizmi të kaplon dhe gjendur në një ngërç zgjedhje nuk ke rrugë tjetër veçse të ikë nga vendi. Për fat të keq kjo ka ndodhur. Opozitarët sot janë në ekzil, nuk munden dhe nuk duan më të harxhojnë nga ditët e tyre për të njëjtët fytyra që i kanë mashtruar me dhjetra herë. Demokratët kur shohin që drejtuesit e tyre marrin kulla, janë në pazare hapur me Ramën, i falin pushtetin në tavolinë siç ndodhi me Kodin Zgjedhor ku Berisha iu gjunjëzua Ramës, nuk kanë çfarë të presin më, ndaj zgjedhin të shohin hallet e tyre dhe mbeten me shpresë që goditja nga matanë Atlantikut me mbështetjen e fuqishme që do t’i jepet SPAK e më në fund ky vend të marr frymë lirshëm dhe Shqipëria të jetë e begatë dhe e lulëzuar.
Është koha për veting në politikë, është ky momenti që të inkriminuarit dhe të korruptuarit në politikë të hapin krahun ose mbi ta duhet medoemos të veprojë ligji. Sa kohë që treshja e xhaketave të vjetra kanë uzurpuar çdo hapësirë në politikë, janë ata numëruesit e votave të qytetarëve në kuti sipas oreksit te tyre, ndryshimi që presin shqiptarët është shumë larg. Duhet shumë mirë çfarë ndodh me zgjedhjet në këtë vend. Shqiptarët votojnë. Rama-Berisha-Meta numërojnë. Gjithnjë ka patur zgjedhje të pandershme, ndaj nëse në këtë vend nuk do të veprojë ligji dhe drejtësia, e ardhmja e shqiptare do jetë peng e politikanëve të korruptuar dhe me dosje nga e shkuara komuniste si mjet shantazhi ndaj njëri-tjetrin.
Është koha për politikanë të ndershëm, të pakorruptuar që janë gati të përballen me vetingun, të pakapur prej dosjeve të diktaturës së zezë, të shkolluar në perëndim dhe me vizion të qartë integrues. Njëri prej tyre është Lulzim Basha. Të tjerë le ti bashkohen vizionit të tij!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular