Kontakti me energjinë elektrike u mori jetën dy personave mbrëmjen e sotme në Vlorë në harkun e pak orë orëve. Viktimat janë një elektriçist dhe një qytetar.
Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” ku shtetasi P. H., 56 vjeç, punonjës i OSHEE Vlorë, duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë rreth orës 21:10, 63-vjeçari N. L., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.