Ndërron jetë shkrimtari Zyhdi Shehu, pak ditë më parë vrau shokun e dhomës me bastun

0
151

Ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë, Zyhdi Shehu, që dyshohet se vrau një të moshuar në një azil privat pak ditë më parë. Mësohet se Shehu kishte 4 ditë i shtruar në spital.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, dyshohet se 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje shokun e dhomës, Vurgil Vesho me bastun, pas një sherri mes tyre që dyshohet se ka nisur, pasi viktima ndodhej në krevatin e autorit.

Për këtë arsye, Shehu ka marrë bastunin dhe ka nisur të godasë shokun e dhomës disa herë. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë. Pëer ngjarjen u arrestuan edhe dy infermiere të azilit që akuzohen se fshehën ngjarjen.