Kastriot Dervishi: Ja sa gjermanë kishte Vlora në mars 1944, qyteti zero

0
150

Nga Kastriot Dervishi
Ja sa gjermanë kishte Vlora në mars 1944, qyteti zero
Në letrën e Nuri Arapit për Brigadën e 5-të për gjendjen e gjermanëve në Vlorë, rezulton se gjendeshin fare pak gjermanë në Prefekturën e Vlorës. Ndërsa qyteti i Vlorës ishte “pastruar fare”. Në letër midis të tjerash thuhet:

“Po ju jap lajmet e vërteta, të marra nga skuadrat tona informative:

Sektori i majtë (yni)

1-Vlora e pastruar fare, nuk ka asgjë brenda, me mall e ushtarë gjermanë.

2-Qafa e Koçiut ka vetëm rojet.

3-Qishbardha s’ka gjë fare.

4-Në Sherishtë janë vetëm 3-4 veta dhe një top.

5-Në shtëpi të Zenel Abdurrahmanit janë vetëm 7 ushtarë.

6-Në Drashovicë, në spitale, janë 6 ushtarë.

7-Në Drashovicë të Muin Runës janë 6.

8-Në qafën e Brumbullit një skuadër me 8 ushtarë me 1 murtajë dhe 1 mitraloz.

9-Në majë të Shturos janë 15 ushtarë.

10-Në shtëpi të Alush Runës, komanda me 6 veta.

11-Në Vodicë herë 6, herë dhe 10 ushtarë.

12-Në kala të Kaninës, 4-5 ushtarë.

Sektori i djathtë (Mavrovë, etj)

1-Në Qafë të Kropishtit janë vetëm 4-5 ushtarë. Dimë që kanë një mortajë të rëndë dhe 1 mitraloz për armët jo me siguri.

2-Në Peshkëpi janë vetëm 4 ushtarë në shtëpi të Avdul Kuçit. Për në Mavrovë s’kemi lajme të sigurta, por nuk dimë që të ketë”.