“Kemi pasur lidhje të hapur!”- P*rdhunoi ish të dashurën e djalit, zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit: Për shkak të saj u ndava nga gruaja! Babai i të miturës: Atë e bir kanë bashkëpunuar

0
222

“Kam pasur një marrëdhënie zyrtare dhe të hapur me denoncuesen dhe në fakt kjo ka qenë arsyeja që jam divorcuar nga gruaja ime”, ky është një nga pretendimet e 44-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e të dashurës së djalit të tij, një vajze 16-vjeçare në Colonos të Greqisë.

Duke mohuar akuzën e përdhunimit, ai shfaqet i papenduar në të njëjtën kohë, ndërsa ka pranuar se djali i tij ka pasur një lidhje me të miturën.

“Nuk e kam kërcënuar apo shantazhuar në asnjë mënyrë vajzën që të bashkohen. Në fakt, marrëdhënia jonë ishte e dukshme dhe e njohur për shumë njerëz në mjedisin tonë dhe të gjitha takimet tona ishin ose në shtëpinë time ose në vende publike në Colonos. Vërtet vajza kishte një lidhje në të kaluarën me djalin tim dhe kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë për fat të keq u dorëzova. Kam besim te sistemi i drejtësisë greke dhe pres të shihet e vërteta”, është shprehur ai në deklaratën e tij.

Sipas raportimeve nga Protothema.gr, 16-vjeçarja prej disa muajsh ishte në një lidhje me djalin e 44-vjeçarit dhe i kishte thënë se e shihte atë si vajzën e tij. Kur vajza u nda me të riun, babai shfrytëzoi rastin për të vendosur planin e tij të sëmurë.

Ai i tha vajzës se do ta ndihmonte të kthehej së bashku me djalin e tij, kështu që e çoi me makinën e tij në një vend të braktisur në Athinë ku dhe e përdhunoi. Por makthi për vajzën nuk u ndal me kaq, pasi 44-vjeçari filloi ta kërcënonte se do ta vriste atë dhe babain e saj, i cili ishte i vetmi që kishte gjallë pasi nëna i kishte vdekur.

Burri, i cili është i divorcuar dhe përveç djalit ka edhe një vajzë 11-vjeçare, me këto kërcënime e ka përdhunuar vazhdimisht  16-vjeçaren, derisa ajo ka arritur të flasë me të atin, gjë që ka sjellë arrestimin e 44-vjeçarit.

16-vjeçarja fillimisht foli me një shoqe për atë që po kalonte dhe ishte ajo që e bindi se duhet t’i tregonte të atit të saj.

Sipas babait të së miturës, gjithçka ka nisur në qershor kur i dyshuari për përdhunim nisi t’i dërgonte mesazhe asaj duke e kërcënuar se nëse nuk takohej me të do të dëmtonte familjen e saj.

Babai i vajzës ka treguar se autori ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, rreth dhjetë herë, në periudhën nga qershori 2024 deri më 19 gusht.

 “Ai i dërgoi mesazhe kërcënuese se nëse ajo hapte gojën dhe fliste, ai do t’i vriste babanë dhe motrën e saj. Ai e bëri vajzën të betohej për nënën e saj të vdekur se nuk do të fliste. Nuk kishte konsensus. Ajo kishte frikë, tha ‘nuk kam nënë, a duhet të humbas edhe babin?’”, tha babai i vajzës.

Sipas dëshmisë së babait të së miturës, bisedat mes saj dhe 44-vjeçarit janë bërë në rrjetin social Insatgram, për të cilat i akuzuari është kujdesur që të fshihen.

“Të gjitha këto janë në mesazhe dhe dialogë në Instagram të cilat ai është kujdesur t’i fshijë, por Policia i ka në dosjen që ka hapur. Ai kishte një guxim të tillë sa kishte kontakte dhe me mua. Më thirri dhe më miqësoi. E ka përdhunuar në datën 19 dhe në datën 20 ka lënë takim me mua për të shkuar të bëj një punë” , shtoi babai i viktimës së mitur, duke iu referuar edhe një roli “të dyshimtë” të luajtur nga 44-vjeçari.

Lidhja e 16-vjeçares me djalin e të akuzuarit

Babai i adoleshentes, ka treguar se vajza e tij kishte qenë në një lidhje me djalin e 44-vjeçarit, por ai nuk e kishte prekur.

Sipas tij, adoleshenti e dinte se çfarë kishte ndodhur mes ish-të dashurës së tij dhe të atit, por nuk kishe bërë asnjë reagim, madje kishte bashkëpunuar me të atin për të kërcënuar 16-vjeçaren dhe për t’u takuar me të.

“Ishin miq, por ai nuk e kishte prekur. Ai e dinte se çfarë po ndodhte me të atin. E kishte dërguar edhe vajza e vogël dhe kështu i kishte thënë babai. Por jo vetëm që nuk bëri asnjë lëvizje për ta ndalur, por po e thërriste bashkë me të renë dhe i bënin presion që të takoheshin. Për ta kërcënuar, për ta trembur, për t’i marrë celularin dhe për të mos marrë mesazhet prej tij. Ai dhe djali i tij po shantazhonin vajzën. Ndërkohë ai ishte divorcuar nga gruaja e tij sepse ajo mori vesh gjithçka dhe e la dhe u largua” , ka rrëfyer babai i 16-vjeçares.