Kapiteni i superjahtit Baysian, i cili u përmbyt në pak minuta për shkak të motit të keq në Paleromo, ndihet i shkatërruar pasi 7 persona humbën jetën, , përfshirë manjatin britanik Michael Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hannah.
James Catfield ka thënë, sipas “Corriere della Sera”, se ai nuk braktisi askënd dhe se bëri gjithçka që ishte e mundur për të shpëtuar të gjithë, ekuipazhin dhe pasagjerët.
Ai vë në dukje se në një moment uji kishte pushtuar gjithçka dhe ishte ndaluar hyrja në mjetin lundrues që po fundosej.
Përveç akuzave të ngritura ndaj tij nga prokurorët, braktisja e pasagjerëve është një prej tyre që ndjek kapitenin nga Bregu i Veriut i Auckland, Zelanda e Re, i cili po jeton ditët më të errëta të jetës së tij.
Prokurorët në Itali kanë hapur zyrtarisht një hetim ndaj kapitenit James Catfield për vrasje nga pakujdesia dhe shkaktim i një anijembytjeje. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai do të ndiqet penalisht.
Catfield është marrë në pyetje që nga e marta nga prokurorët italianë dhe ndërsa avokati i tij, Aldo Mordilia, kishte argumentuar se klienti i tij dëshironte të bashkëpunonte me autoritetet në hetim. Siç tha avokati, “ai ka ushtruar të drejtën e tij për të heshtur”.
Hetimi për shkaqet e mbytjes së jahtit, që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, do të zhvillohet në disa episode. Zhytja Bayesian është tashmë një mister.
Përgjigjet e plota do të jepen pasi të nxirret jahti. Në të njëjtën kohë, ekziston edhe parametri kritik i kompensimit. Jahti ishte i siguruar me ndërmjetësimin OMAC, ndërsa Marina Britanike ofron sigurim P&I, i cili mbulon pretendimet e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, duke përfshirë dëmtimin mjedisor dhe lëndimet personale. Së bashku me policat e veçanta të sigurimit, trupi dhe makineritë mbulohen.